Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori i Britanisë në Kombet e Bashkuara, Emyr Jones Parry, që ishte edhe kryesues i takimit, tha se ekziston një "mbësdhtetje e konsiderueshme" brenda Këshillit të Sigurimit për propozimin për ti dhënë Kosovës pavarësi të mbikëqyrur. Por sipas tij, votimi nuk mund të pritet shpejtë. Ai mëtutje tha se Këshilli i Sigurimit, gjatë ditëve të ardhshme do të vendosë se nëse do ti bëhet një vizitë Kosovës, ashtu siç është kërkuar nga Rusia, që ka qëndrim kritik ndaj propozimit të Martti Ahtisatrit. Alejandro Wolf, ushtrues detyre i ambasadorit amerikan në Kombet e Bashkuara, përsëriti mbështetjen e fuqishme të Uashingtonit për propozimin e Martti Ahtisaarit. Ai tha se ky plan është "i vetmi opsion real i munshëm". Por, njëherësh zoti Wolf e pranoi se ekziston njëfarë polarizimi brenda Këshillit të Sigurimit për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG