Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ekspertët e Kombeve të Bashkuara publikuan raportin për ndryshimet klimatike. Raporti thekson se rritja e temperaturave mund të shkaktojë thatësira, vërshime, dhe do të rrisë nivelin e oqeaneve.
Sipas raportit, vendet e varfëra do të preken më së shumti nga ngrohja globale.
"Do jenë më të varfërit në mesin e të varfërve të botës, e këtu përfshihen dhe të varfërit në shoqëritë e zhvilluara, që do goditen më së rëndi nga ndryshimet klimatike", tha Raxhendra Pacuri, kreu i grupit të ekspertëve që hartuan raportin.
Vendet si Rusia dhe Kanadaja mund të përfitojnë nga ndryshimet klimatike me të korra më të mira dhe dimra më të butë.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki moon mirëpriti raportin dhe kërkoi nga qeveritë të marrin masat përkatëse.
Grupet që merren me mbrojtjen e mjedisit e kanë cilësuar raportin si "shokues".
XS
SM
MD
LG