Ndërlidhjet

KABUL


Talibanët sot kanë vrarë Agjmal Naqshbanin, që ishte përkthyes i një gazetari italian i rrëmbyer muajin e kaluar. Radio Evropa e Lirë ka cituar personin Shahabuddin Attal, që thotë se është zëdhënës i talibanëve, se talibanët e kanë ekzekutuar përkthyesin Naqshbandi pasi qeveria e Afganistanit nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre.
Reporteri italian, Daniele Mastrogiacomo, ishte rrëmbyer së bashku me shoferin dhe përkthyesin e tij muajin e kaluar. Gazetari u lirua pas dy javësh, shoferi ishte ekzekutuar, ndërsa përkthyesi ishte mbajtur.
XS
SM
MD
LG