Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli shënon sot Ditën Përkujtimore të Holokaustit, për gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Trafiku u ndërpre për dy minuta heshtje, ndërsa në memorialin për Holokaustin Yad Vashem u mbajt ceremonia vjetore për shënimin e gjenocidit.
Në Poloni, mijëra të rinj u mblodhën për marshin vjetor përkujtimor të Holokaustit në kampin nazist Aushvic-Birkenau.
Rreth 1.1 milionë veta, shumica hebrenjë u vranë në atë kamp gjatë luftës.
XS
SM
MD
LG