Ndërlidhjet

BRATISLAVË


Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice vlerësoi në bisedë me shefin e diplomacisë së Sllovakisë Jan Kubis se uniteti i Bashkimit Evropian është çelës që do të ndihmojë zgjidhjen e çështjes së Kosovës, njoftuan sot mediat sllovake.
"Rajs i është kthyer disa herë çështjes së Kosovës dhe ka theksuar se uniteti i BE-së është çelës që do të ndihmojë zgjidhjen, por nëse nuk ka unitet mund të krijohen shumë komplikime, madje tensione dhe probleme" tha Kubis për agjencinë sllovake të lajmeve SITA.
Ai tha se i ka premtuar koleges amerikane se Sllovakia do të koordinojë qëndrimin e saj për Kosovën me BE-në dhe në këtë frymë do të përgatitet për votim të përbashkët për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG