Ndërlidhjet

BAGDAD


Një sulmues vetëvrasës me makinë ka vrarë së paku 10 vetë sot në Bagdad. Nga ky sulm janë plagosur afro 20 të tjerë. Sulmi ndodhi në një lagje të Bagdadit me popullatë shumicë Shiite dhe u bë vetëm një ditë pas disa sulmeve në Bagdad nga të cilat u vranë afro 200 vetë. Agjencitë e lajmeve raportojnë se kjo ishte dita me më së shumti dhunë prej se në shkurt të këtij viti në Bagdad filloi goditja ndaj kryengritësve e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG