Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e Kombeve të Bashkuara njoftoi se ka arrestuar Osman Zyberajn, si të dyshuar për vrasjen e Hasan Rrustemit më 10 tetor të vitit 2005.
Në një komunikatë, policia sqaroi se në këtë datë, në tregun e gjelbërt në fshatin Xërxë, vëllezërit Hasan dhe Nazim Rrustemi, që të dy dëshmitarë në procesin gjyqësor kundër Selim Krasniqit, janë sulmuar me armë zjarri nga dy persona.
Hetimet e Njësitit për Krime Lufte e kanë identifikuar Osman Zyberajn si njërin nga të dyshuarit.
XS
SM
MD
LG