Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ambasadori amerikan në Beograd Michael Polt tha se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura që Këshilli i Sigurimit, para fundit të verës, të miratojë rezolutën me të cilën Kosova do të fitojë pavarësinë e mbikqyrur.
"Bisedimet rreth planit të kryenegociatorit Martti Ahtisaari kanë filluar. Do të punojmë me të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përfshirë dhe miqtë tanë rusë, për rezolutën për pavarësi të mbikqyrur për Kosovën" tha Polt.
"Ky është plani dhe synimi ynë" tha Polt, i cili refuzoi të përgjigjej, siç tha, në "pyetjen hipotetike për veton ruse", dhe theksoi se synim i SHBA-ve është "miratimi i rezolutës".
"Nënsekretari amerikan i Shtetit Nicolas Burs "e ka thënë qartë këtë dhe duhet të them se është cituar gabim. Ai qartë ka shprehur politikën tonë dhe synimi ynë është që të arrijmë sukses në Këshillin e Sigurimit" tha ambasadori amerikan.
"Ne nuk jemi mësuar të dështojmë dhe besoj se së shpejti do të arrijmë sukses" tha Michael Polt.
XS
SM
MD
LG