Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Do të bëjmë gjithçka mundemi që në Këshillin e Sigurimit të sigurojmë mbështetje për pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën, ka thënë ambasadori britanik në Beograd Stiven Wordsworth.
"Vetëm plani i Ahtisaarit e tregon rrugën përpara. Beogradi dhe Prishtina s'mund të arrijnë kompromis. Procesi negociator ka përfunduar. Pas 8 vitesh të misionit ndërkombëtar në Kosovë, e cila de facto nuk ka qenë pjesë e Serbisë, ka ardhur koha të marrim vendim. Në tavolinë janë dy opcione: pavarësia e kotrolluar, apo e pakontrolluar. Qëndrimi ynë është se e para është më e mirë se e dyta" tha ambasadori britanik Wordsworth, në intervistën për gazetën "Novosti", duke shtuar se Kosova është rast unik.
XS
SM
MD
LG