Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi legjislacionin që do të kërkonte fillimin e tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku, prej një tetorit. Ashtu si edhe Dhoma e Përfaqësuesve një ditë më parë, Senati dështoi në sigurimin e dy të tretave të votave që do të rrëzonin kërcënimin e presidentit George Bush me veto. Legjislacioni parasheh 124 miliardë dollarë për shpenzimet ushtarake, por kërkon fillimin e tërheqjes prej një tetorit ose më herët nëse qeveria në Irak nuk plotëson disa kushte.
Po sot, komandanti i trupave amerikane në Irak David Petraeus tha se situata në atë vend "është shumë e vështirë". Ai tha në Uashington se përpjekjet ushtarake amerikane janë në fazën më sfiduese që ka parë ndonjëherë si ushtar.
XS
SM
MD
LG