Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 28 persona janë vrarë në sulme të ndara gjatë ditës në Irak. Sulmet më të përgjakshme kanë qenë në jug të Bagdadit dhe në Iskandarija, ku në mesin e viktimave ka pasur gra dhe fëmijë.
Ndërkaq burimet zyrtare irakiane thanë se është vrarë dhe Abu Ajab Al Masri, kreu i rrjetit terrorist Al Kaida në Irak.
Burimet qeveritare njoftojnë se gjatë muajit prill në Irak u vranë 1056 civilë, shifër kjo 20% më e ulët krahasuar me muajin mars.
Plani i sigurisë për Bagdadin, i iniciuar dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara ka ndikuar pozitivisht në uljen e viktimave në mesin e civilëve.
XS
SM
MD
LG