Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shërbimi Policor i Kosovës ka njoftuar se është vënë në kërkim të një personi të dyshuar për sulmin që ka ndodhur më 30 mars të këtij viti në Manastirin e Deçanit. Zëdhënësi Veton Elshani tha se i dyshuari është Jeton Mulaj, 26 vjeçar nga fshati Isniq i komunës së Deçanit. Zoti Elshani tha se autoritetet e rendit kanë dyshime të bazuara se Mulaj ka sulmuar Manastirin me raketahedhës, në të cilin, siç thuhet, janë gjetur gjurmët e gishtërinjëve të tij.
XS
SM
MD
LG