Ndërlidhjet

BAGDAD


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkura, Dick Cheney u takua sot me udhëheqësit irakianë gjatë një vizite të papritur në Bagdad. Para takimit me komandantin trupave amerikane, gjeneralin David Petraeus, Cheney tha se kjo është një "kohë e rëndësishme për Irakun".
Ai do të qëndrojë edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Egjipt dhe Jordani.
Cheney synon të bind shumicën synite të fqinjëve të Irakut të mbështesin ofensivën 4 mujore amerikane kundër kryengritësve në Irak.
Ndërkohë, të paktën 19 veta u vranë dhe mbi 50 u plagosën nga shpërthimi i një automjeti bombë në qytetin verior Arbil.
Po sot, ushtria amerikane njoftoi se dy ushtarë të saj janë vrarë dje në juglindje të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG