Ndërlidhjet

VJENË


Austria do të marrë pjesë me 200 ushtarë në përbërje të forcave të reja evropiane për reagim të shpejtë në Kosovë dhe në Bosnjë, ka deklaruar ministri i mbrojtjes, Norbert Darabos. Ai i ka thënë së përditshmes vjeneze Kurir se kjo është "zgjidhje e mirë" për Austrinë. Ministri Darabos ka njoftuar se ministrat e mbrojtjes së Bashkimit Evropian të hënën do të diskutojnë për formimin e kësaj force me 5000 pjesëtarë. Sipas tij, kjo njësi do të ndihmonte në parandalimin e shpërthimit eventual të dhunës lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG