Ndërlidhjet

BRUKSEL


Gjermania, kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, e përjashtoi mundësinë e anulimit të samitit BE-Rusi që do të mbahet këtë javë, përkundër tensioneve në rritje ndërmjet Brukselit dhe Moskës.
Marrëdhëniet janë tensionuar nga kërcënimet ruse për të vënë veto ndaj pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës dhe nga gatishmëria e Moskës që energjinë ta përdorë si mjet të politikës së jashtme.
Sot në Bruksel, ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për zhvillimet në Kosovë, Serbi dhe në Lindjen e Mesme, ndërsa ministrat e Mbrojtjes pritet t'i finalizojnë planet për operacionet e policisë së BE-së në Kosovën e pas statusit.
Në Bruksel qëndron edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
XS
SM
MD
LG