Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Nikolas Sarkozy zyrtarisht u inaugurua si president i ri i Francës, në një ceremoni që u mbajt në pallatin Elize. Ai e mori detyrën nga Jacques Chirac i cili për 12 vite ishte president i Francës.
Në fjalimin inaugurues, Sarkozy bëri thirrje për më shumë tolerancë dhe çiltërsi në shoqërinë franceze.
"Ka nevojë të ringjallen vlerat e punës, përpjekjes, meritës dhe respektit, sepse këto vlera janë themel i dinjitetit të njeriut dhe kusht për progres të shoqërisë. Gjithashtu ka nevojë për tolerancë dhe çiltërsi, sepse jotoleranca, racizmi, antisemitizmi dhe sektarizmi asnjëherë nuk kanë qenë më rrënues se tash", tha ai.
Gjatë ditës Sarkozy do të udhëtojë për në Berlin ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel, për të diskutuar rreth të ardhmes së Bashkimit Evropian.
Sarkozy i ka fituar zgjedhjet me premtimet për reforma radikale ekonomike.
XS
SM
MD
LG