Ndërlidhjet

UASHINGTON


Komandanti suprem i NATO-s, Bantz Craddock tërhoqi vërejtjen se shtyrja e votimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për rezolutën që e mbështet pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën mund të provokoj dhunë. "Unë besoj që sa më shumë që vonohet rezoluta, sa më shumë që shtyhet marrëveshja në Këshillin e Sigurimit, aq më të mëdha janë gjasat se mund të ketë dhunë në Kosovë", tha gjenerali amerikan, Craddock. Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG