Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ambasadori amerikan në Serbi, Majkël Polt deklaroi sot se synim i qeverisë së Shteteve të Bashkuara është që në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sa më parë të miratohet rezoluta për Kosovën dhe ka vlerësuar se procesi, me të cilin Kosova do ta fitoj pavarësinë e mbikëqyrur, nuk mund të ndalet. "Qëllim i qeverisë së Shteteve të Bashkuara është që rezoluta, nëse është e mundshme, të arrihet këtë muaj, pra sa më shpejtë" tha Majkël Polt dhe shtoi se "po punojmë në mënyrë aktive në pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën dhe ky është pozicioni i qeverisë sonë". Këto komente amabasadori Polt i bëri para gazetarëve në Beograd, pas solemnitetit të hapjes së zyrës së Shteteve të Bashkuara për bashkëpunim me Serbinë në fushën e mbrojtjes. Ai mëtutje shfaqi shpresën se Shtetet e Bashkuara do të arrijnë ti bindin "kolegët rusë" se plani i Martti Ahtisaarit për Kosovën është "e vetmja zgjidhje e zbatueshme".
XS
SM
MD
LG