Ndërlidhjet

GAZË


Presidenti i autoritetit palestinez Mahmud Abaz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka shkarkuar koalicionin qeveritar të udhëhequr nga Hamasi. Mahmud Abaz ka shkarkuar edhe kryeministrin Ismail Hanije dhe ka thënë se do të formojmë qeverinë e re.Njoftohet se presidenti Abaz tashmë ka zgjedhur ligjvënësin e pavarur Salam Fayad për të formuar qeverinë e re. Duket se Hamasi ka vënë kontroll të plotë në Gazë. Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs përmes një bisedë telefonike i ka shfaqur Mahmud Abazit mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për të dhe Fatahun. Luftimet ndërmjet Hamasit dhe Fatahut nga e shtuna kanë lënë së paku 80 të vrarë. Zëdhënësja e komisionit evropian Kristiane Hohman ka thënë se BE bënë thirrje të ndalet dhuna.
XS
SM
MD
LG