Ndërlidhjet

ZAGREB


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq paralajmëroi se pavarësia e Kosovës mund t'i rrezikojë proceset në rajonin e Ballkanit.
"Pavarësia e mundshme e Kosovës do të krijonte precedent të rrezikshëm, i cili do të destabilizonte jo vetëm Serbinë, por gjithë rajonin e Ballkanit dhe shumë rajone tjera", tha Tadiq në fjalimin e tij në samitin e Energjisë që u mbajt sot në Zagreb.
Ai tha se një zhvillim i tillë do të bënte që "Evropa Juglindore të mos jetë në gjendje t'i shfrytëzojë të gjitha potencialet zhvillimore dhe gjeostragtegjike".
"Zgjidhja paqësore, përmes kompromisit dhe pëlqimit të dyanshëm për statusin e ardhshëm të Kosovës është parakusht për zhvillimin e rajonit", tha presidenti serb.
Përveç liderëve të shteteve të Evropës Juglindore, në samit mori pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG