Ndërlidhjet

UASHINGTON


Me vazhdimin e bashkëpunimit me Gjykatën e Hagës, Serbia i ka plotësuar kushtet për marrjen e ndihmës prej 6 milionë dollarësh, që ishte pezulluar më 31 maj, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.
Më tej aty theksohet se në tërësi Serbia nuk i ka plotësuar detyrimet e veta për të arrestuar dhe dërguar të gjithë të akuzuarit në Gjykatën e Hagës.
Departamenti i Shtetit po ashtu pohon se pret "që të gjithë udhëheqësit në rajon të ndihmojnë në arrestimin dhe dërgimin në Hagë të gjithë të akuzuarve të tjerë, e vecanërisht Ratko Mlladicit dhe Radovan Karaxhiqit".
XS
SM
MD
LG