Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Kleriku mysliman, Maulana Abdul Aziz, që është arrestuar pas përpjekjeve për tu larguar nga një xhami e bllokuar në Islamabad, i veshur me rroba femre, i ka ftuar besimtarët e tij që të dorëzohen.
Në një intervistë në televizionin shtetëror pakistanez, zoti Aziz tha se në Xhaminë e Kuqe ende gjenden afro 1 mijë studentë të teologjisë. Prej tyre ka edhe të atillë që kanë armë. Zëdhënësi i qeverisë së Pakistanit, Javed Iqbal Cheema, u tha gazetarëve se studentët duhet të dorëzohen sa më parë:
- Dy klerikë ende sfidojnë dhe ne nuk kemi marrë asnjë paraqitje fleksibile nga ana e tyre. Por, ata nuk kanë opsion tjetër, pos që të dorëzohen, tha zoti Cheema.
Zyrtarët kanë thënë se më se 1 mijë studentë të fesë, dje brenda xhamisë u ishin dorëzuar autoriteteve. Prej fillimit të kësaj jave, kur shpërthyen përleshjet ndërmjet trupave qeveritare dhe studentëve, që bënin fushatë për respektim strikt të së drejtës islamike, janë vrarë së paku 16 vetë.
XS
SM
MD
LG