Ndërlidhjet

KACIN:"KOSOVA ËSHTË ÇËSHTJE EVROPIANE DHE BE-ja DO TA ZGJIDHË"


Jelko KACIN, deputet slloven në Parlamentin Evropian

RADIO EVROPA E LIRË
Pavarësisht deklarimeve duket se Bashkimi Evropian çështjen e statusit të Kosovës ia ka lënë Uashingtonit dhe Moskës. A mendoni se Brukseli mund të jetë më aktiv në këtë çështje?

JELKO KACIN
Kosova gjithnjë ka qenë çështje evropiane dhe do të mbetet çështje evropiane. Evropa duhet ta zgjidhë dhe do ta zgjidhë çështjen e Kosovës mbi bazat e politikës së përbashkët të jashtme. Bashkimi Evropian do të dëshmohet në këtë çështje.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se ka rrezik që kriza të shpërthej dhe të bartet në pjesët tjera të rajonit nëse çështja e statusit zhagitet?

JELKO KACIN
Ky është një rrëfim i vjetër. Gjithnjë ka pasur kërcnime me shpërthim krize. Por, esenciale është që Serbia të kthehet nga historia në realitetin e sotëm në mënyrë që kështu të marrë pjesë në proceset e të ardhmes. Nga ana tjetër kur flitet për Kosovën është vështirë të kërkohet përgjegjësia e shumicës ndaj pakicës nëse nuk eksziton mandati për implementimin e kësaj përgjegjësie.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se kërcnimi i Beogradit dërguar vendeve fqinje për rishqyrtim të marrëdhëpnjeve bilaterale nëse njohin pavarësinë e Kosovës bartë rreziqe me vete?

JELKO KACIN
Jo, sepse vendet e rajonit do të dëshmojnë se jetojnë me realitetin dhe jo me të kaluarën.

RADIO EVROPA E LIRË
Sa ndikon në fatin e rajonit status quoja në Kosovë. A mund të ndal kjo e dhënë procesin e integrimeve evroatlantike?

JELKO KACIN
Kosova nuk ka status dhe pasi që nuk ka status nuk mund të marrë pjesë në proceset e afrimit dhe integrimit të Bashkimit Evropian. Këtë çështje duhet zgjidhur sa më shpejt. Dhe përderisa kjo çështje nuk zgjidhet të gjithë në rajon do të jenë viktimë e kësaj zhagitje, por para të gjithëve Serbia. Serbia tash do të duhej ta kuptonte këtë. Këtë e presin të gjithë në rajon dhe edhe Kosova që ende nuk është shtet.

Intervistoi: Slavica BRAJEVIC
XS
SM
MD
LG