Ndërlidhjet

MOSKË


Projekti i fundit i rezolutës për statusin e Kosovës, është më i mirë se i mëparshmi, por ende është herët për ta shqyrtuar dhe votuar në Këshillin e Sigurimit, ka deklaruar kryetari i Komitetit për marrëdhënie me jashtë i Dumës ruse, Konstantin Kosacov.
Në një takim me një delegacion nga Serbia, Kosacov ka vënë në pah se janë të domosdoshme ndryshimet parimore dhe jo kozmetike për të shtuar se do të ishte shumë e hershme dhe kundërproduktive që kjo rezolutë tash të vihet në votim.
Sot Këshilli i Sigurimit do të zhvillojë konsultime me dyer të mbyllura rreth projektrezolutës më të fundit për Kosovën.
XS
SM
MD
LG