Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon tërhoqi vërejtjen se çfarëdo tërheqje e menjëhershme e forcave të Shteteve të Bashkuara nga Iraku mund ta thelloj krizën në Irak.
- Nuk është puna ime që të futem në diskutimet që po bëhen ndërmjet popullit amerikan, administratës dhe Kongresit. Megjithatë, do të them se duhet kujdes i madh për të mirën e popullit të Irakut. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta braktisë atë. Çfarëdo tërheqje e menjëhershme ose vendim mund të çoj në përkeqësimin e mëtejmë të situatës në Irak, tha zoti Ban në një konferencë për shtyp në Kombet e Bashkuara. Këto komente u bënë para takimit të paralajmëruar për sot në Uashington ndërmjet sekretarit Ban Ki-moon dhe presidentit amerikan, George Bush, i cili po ballafaqohet me presion në rritje nga Kongresi dhe opinioni amerikan për tërheqjen e forcave të Shteteve të Bashkuara nga Iraku.
XS
SM
MD
LG