Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin tha sot se pavarësia e Kosovës do të ishte kërcënim për paqen në Evropë. Duke folur në një ceremoni në Kremlin, presidenti Putin tha se duke e kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, Serbia po e mbronë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial dhe shtoi se paqja në Evropë nuk mund të sigurohet "nëse nuk merren parasysh parimet fundamentale të së drejtës ndërkombëtare". Të ballafaquar me kërcënimin me veto të Rusisë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropian, javën e kaluar e tërhoqën propozim rezolutën në Këshillin e Sigurimit, që për Kosovën parashihte pavarësi të mbikëqyrur ndërkombëtarisht.
XS
SM
MD
LG