Ndërlidhjet

JERUSALEM


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice u takua me homologen e saj izraelite Tzipi Livni në Jerusalem, në ndalesën e tretë të turneut në Lindjen e Mesme. Rice pritet të takohet edhe me kryeministrin Ehud Olmert, ministrin e Mbrojtjes Ehud Barak dhe presidentin Shimon Peres.
Më herët në Jeddah, në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates, ministri i Jashtëm saudit Saud al-Faisal, shprehu gatishmërinë e Arabisë Saudite që të marrë pjesë në konferencën paqësore për Lindjen e Mesme, të propozuar nga presidenti amerikan George Bush.
XS
SM
MD
LG