Ndërlidhjet

XHERIKO


Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert tha se dëshiron të shohë krijimin e shtetit palestinez bri atij izraelit "sa më shpejt që është e mundur".
Komentet e Olmertit erdhën pas takimit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.
"Erdha këtu për të diskutuar cështjet themelore që ekzistojnë mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez duke shpresuar se kjo do na cojë shpejt drejt bisedimeve për krijimin e shtetit palestinez", tha Olmert.
Bisedimet u mbajtën në Xheriko të Bregut Perëndimor.
XS
SM
MD
LG