Ndërlidhjet

TBILISI


Gjeorgjia deklaroi se ka prova të cilat vërtetojnë se aeroplanët rus kanë shkelur hapësirën e saj ajrore. Ministri i Mbrojtjes, Gela Bezhuashvilli tha se Gjeorgjia do të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar incidentin. "Ne kemi marrë të dhëna të sakta prej radarëve të aviacionit civil dhe ato janë të njëjta me ato që kemi marrë nga Ministria e Mbrojtjes" ka thënë ministri gjeorgjian i mbrojtjes. Rusia ka kundërshtuar deklarimet e Gjeorgjisë, duke i quajtur ato si përpjekje për të tensionuar situatën në Osetinë Jugore. Shtetet e Bashkuara ka dënuar sulmin por ka thënë se është ende herët të flitet se kush mund të qëndrojë prapa tij ."Ne jemi të shqetësuar dhe e dënojmë sulmin. Ne kemi qenë në kontakte të ngushta me qeverinë e Gjeorgjisë e cila na ka treguar për faktet që ka. Ato tregojnë se aty ka ekzsituar një fluturim i aeroplanëve" ka thënë nënsekretari amerikan i shtetit Daniel Fried.
XS
SM
MD
LG