Ndërlidhjet

MOORE: RUSIA NUK I KA PASTRUAR PUNËT ME TË KALUARËN


Patrick Moore, analist i REL

RADIO EVROPA E LIRË
Në skenën ndërkombëtare, kjo javë u shënua me akuzat e Gjeorgjisë se forcat ajrore të Rusisë kanë hedhur raketë në territorin e Gjeorgjisë. Moska ka hedhur poshtë këto akuza. Duket se të dy vendet ende i kanë disa probleme në marrëdhëniet e tyre. Si e shihni ju këtë situatë?

PATRICK MOORE
Kjo situatë mund të vështrohet në tri nivele. Në të parin, ky mund të jetë incident individual ose provokim që kontribuon në rritjen e tensioneve. Për shembull, vitin e kaluar ndodhi incidenti me involvimin e spiunëve rusë të arrestuar në Gjeorgji me shumë publicitet. Kjo ndodhi pasi gjeorgjianët ishin të lodhur nga këta agjentë rusë, që shkaktonin probleme. Niveli i dytë, pas këtij të incidenteve dhe provokimeve individuale, është ai i konflikteve territoriale, veçanërisht për Abhazinë dhe Oshetinë Jugore, në të cilat Rusia vepron për ta shkatërruar sovranitetin e Gjeorgjisë. Këto territore janë pjesë e Gjeorgjisë, që asnjëherë nuk kanë pasur status special, që do të mund të krahasohej me atë, ta zëmë, të Kosovës dhe Vojvodinës në kuadër të Kushtetutës së Jugosllavisë në vitin 1974, në raport me Serbinë. Këto janë thjeshtë territore në të cilat mbizotëron interesi lokal, i cili i ndihmuar nga Moska, punon kundër sovranitetit të Gjeorgjisë. Për shembull, njerëzve në këto territore, Moska u jep pasaporta dhe ka raporte serioze se Abhazia, që është shumë afër Soçit, do të integrohet në planet ruse për përfshirje në hapësitrat për Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 2014, që paraqet shkelje të sovranitetit të Gjeorgjisë. Niveli i tretë, që është më i rëndësishmi, janë raportet e Rusisë me Gjeorgjinë dhe me republikat e tjera ish sovjetike. Rusia, sikur Serbia, refuzon t'i ljeoj fqinjët e vetë që vetë ta përcaktojnë të ardhmen e tyre. Rusia synon ta provokoj dhe bllokoj Gjeorgjinë, pasi Tbilisi dëshiron ti bashkohet NATO-s dhe të zhvilloj lidhje të afërta me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Rusia, sikur Serbia, nuk i ka spastruar punët me të kaluarën e vet argesive dhe nuk mund ti rezistoj joshjes që Gjeorgjinë ta trajtoj si koloni. Pra, kjo ta përkujton sjelljen e Serbisë dhe dështimin e Serbisë që sinqerisht ta shikoj të kaluarën e saj dhe ta pranoj se vetë ajo ishte problem për fqinjët e saj.

RADIO EVROPA E LIRË
Këto tenisone ndërmjet Tbilisit dhe Moskës ishin aktuale prej se zoti Saakashvili ishte zgjedhur president në vitin 2004. Nga kjo periudhë, Gjeorgjia po përpiqet të largohet nga ndikimi rus dhe të krijoj aleanca me vendet perëndimore dhe me NATO-n. Sipas jush, a është kjo çështje njëra nga arsyet për tensione të këtilla ndërmjet të dy vendeve?

PATRICK MOORE
Sigurisht që është dhe kjo është pjesë e problemit themelor për të cilin folëm. Zoti Saakashvili erdhi në postin e presidentit me një revolucion të ngjashëm me atë në Ukrainë. Të dy këto lloje të ndryshimeve të qeverive janë shumë shqetësuese për zotin Putin dhe njerëzit e tij në Kremlin. Pra, zoti Saakashvili për presidentin Putin paraqet një lloj të ndryshimit të autoritetit, që zoti Putin në të gjitha mënyrat po përpiqet ta parandaloj. Megjithatë, këtu duhet përmendur edhe personalitetin e zotit Saakashvili. Ai është i ri, me arsimim të lartë, ai qëndroi në Shtetet e Bashkuara dhe e flet shumë mirë gjuhën angleze. Pra, zoti Saakashvili nuk është i përgatitur që Rusinë ta pranoj si padron të tij. Kjo i hidhëron rusët. Zoti Putin dhe ndihmësit e tij presin që liderët e republikave fqinje të sillen si nxënës të shkollave, por këtë nuk do ta kenë nga zoti Saakashvili.

RADIO EVROPA E LIRË
Zyrtarët e Gjeorgjisë, tash e disa vjet e kanë akuzuar Rusinë për përpjekje për ta destabilizuar këtë vend duke i mbështetur separatistët në Abkhazi dhe Oshetinë Jugore. Dihet se atje ka ushtarë rusë. Nga pikëpamja juaj, sa ky aspekt bënë pjesë në tensionet e përgjithshme ndërmjet të dy vendeve?

PATRICK MOORE
Qartazi është njëri nga faktorët kryesorë dhe njëri nga më të njohurit. Kjo është diçka që Rusia synon ta shfrytëzoj në pakufi, pasi njerëzit që e udhëheqin Abhazinë dhe Oshetinë Jugore kanë interesa të pastra në mbajtjen e gjërave ashtu siç janë, pra që të mos kthehen nën sovranitetin e Gjeorgjisë. Shumë njerëz që jetojnë atje i kanë marrë pasuritë e braktisura nga qindra mijëra gjeorgjianë, që janë larguar dhe kanë frikë të kthehen. Situata është disi e ngjashme me Republikën Serbe në Bosnjë Hercegovinë. Serbia e mbështetë regjimin që i gëzon të mirat materiale të një fushate të spastrimit etnik. I vetmi dallim është se Republika Serbe ka bazë juridike në Marrëveshjen e Dejtonit, derisa Abhazia dhe Ossetia Jugore janë provinca që mbrohen nga Moska.

Intervistoi: Fatmir Bujupi

XS
SM
MD
LG