Ndërlidhjet

logo-print

GAZNI – AFGANISTAN


Ndërmjetësit koreanojugorë po takohen për të dytën ditë me militantët talibanë që po mbajnë peng 21 misionarë koreanojugorë. Negociatorët talebanë thanë se bisedimet po zhvillohen me sukses dhe se presin të arrijnë marrëveshje për lirimin e të rrëmbyerve.
Talibanët, tre javë më parë, rrëmbyen 23 misionarë koreanojugorë, dy prej të cilëve i kanë vrarë.
Talibanët kërkojnë nga qeveria afgane lirimin e militantëve të burgosur në shkëmbim të lirimit të pengjeve nga Koreja e Jugut.
Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga qeveria afgane.
XS
SM
MD
LG