Ndërlidhjet

logo-print

BUDAPEST


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka refuzuar të prononcohet për dështimin e mundshëm të negociatave për statusin e Kosovës.
"Nuk dëshiroj të spekuloj për mossuksesin e mundshëm të negociatave, por vetëm mund të them se çfarë të bëjmë që të arrijmë sukses. Zgjidhja është në të mirë të të dyja palëve" ka thënë Merkel pas takimit me kryeministrin e Hungarisë, Ferenc Gjurçani.
Ky i fundit ndërkaq, tha se gjatë negociatave për statusin e Kosovës duhet marrë parasysh edhe stabiliteti i Serbisë dhe se zgjidhja e statusit është thelbësore për sigurinë e Evropës.
XS
SM
MD
LG