Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Duke marrë parasyshë padurimin e shqiptarëve të Kosovës dhe mundësinë që ata së shpejti të shpallin në mënyrë të njëanshme pavarësinë në mungesë të një alternative thelbësore, Evropa rrezikon të ketë një konflikt të ri të përgjakshëm dhe destabilizues. Kështu thuhet në raportin e fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Në raport, Grupit të Kontaktit i janë dhënë disa rekomandime, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me përkushtimin mbi parimet e këtij Grupi, duke përfshirë këtu edhe mosndarjen e territorit. Nëse palët nuk arrijnë pajtim gjatë bisedimeve deri më 10 dhjetor të vitit 2007, Grupi Ndërkombëtar i Krizave bën thirrje për zbatimin e planit të Martti Ahtisaarit për një pavarësi të mbikqyrur, duke përfshirë këtu edhe një deklaratë se ky status do të mbikqyret edhe për një periudhë tjetër 120 ditëshe, e cila do të përfundonte në prill dhe maj të vitit të ardhshëm. Bashkimit Evropian ndërkaq, i është rekomanduar që cështjen e Kosovës ta inkorporojë si një prej cështjeve më urgjente dhe ta njohë Kosovën kur pavarësia e mbikqyrur shpallet, në pajtim me planin e Ahtisaarit.
XS
SM
MD
LG