Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një ushtarak i lartë amerikan në Irak tha sot se çdo reduktim i trupave në zonën që ai komandon, do të ishte kthim i madh prapa.
Gjeneral majori Rick Lynch, komandant i trupave në jug të Bagdadit, u tha gazetarëve në Pentagon përmes një videokonference nga Iraku se forcat irakiane nuk do të jenë të gatshme të marrin përsipër sigurinë në zonë përpara pranverës apo verës të vitit që vjen.
Komentet e tij u bënë një ditë pasi senatori me ndikim në Partinë Republikane, Jack Warner kërkoi nga presidenti George Bush që ta fillojë tërheqjen e pjesërishme të disa trupave nga Iraku.
Warner sugjeroi që deri kah fundi i vitit nga Iraku të tërhiqen afro 5 mijë trupa amerikane.
XS
SM
MD
LG