Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Policia e Maqedonisë e ka arrestuar sot në orët e mëngjesit, Xhemail Hysenin, e njohur me emrin Xhejmi Shea, në shtëpinë e tij në Llojan afër Kumanovës, ka njoftuar policia. Para dy javësh zoti Hyseni kishte refuzuar të kthehej në burgun në Idrizovë, ku po e vuante dënimin, pasi më parë autoritetet e burgut e kishin lejuar që të merrte pjesë në varrimin e nënës së tij në Llojan. Prej vitit 2005, Xhemajl Hyseni ishte në vuajtje të dënimit, pasi një gjykatë në Maqedoni e kishte dënuar për terrorizëm për shkak të vendosjes së eksplozivit në hekurudhën Shkup-Beograd, në afërsi të Kumanovës.
XS
SM
MD
LG