Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Sot në Kosovë filloi viti i ri shkollor. Pritet që mësimet në nivelin fillor dhe të mesëm t'i ndjekin afro 400 mijë nxënës. Ministri i Arsimit i Kosovës, Agim Veliu ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të mësimit në 959 shkolla, të cilat këtë vit kanë edhe 36 mijë fillestarë në klasët e para. Risi në këtë vit shkollor është reforma e klasëve të pesta. Sindikalistët e arsimit kanë shprehur shqetësimet sepse nga zbatimi i kësaj reforme, pa punë do të mbetet një numër i arsimtarëve.
XS
SM
MD
LG