Ndërlidhjet

BERLIN


Ministri i Mbrojtjes, Franz Jozef Jung, njoftoi se tre persona janë arrestuar në Gjermani të dyshuar se kanë planifikuar sulme terroriste. Gjatë mëngjesit të sotëm, një rrjet televiziv publik gjerman, raportoi se dy prej të arrestuarve janë me kombësi gjermane, ndërsa i treti është pakistanez. Lidhur me arrestimet e fundit në Gjermani, ka folur edhe Kancelarja Angela Merkel.
"Incidenti tregon se rreziku nga terrorizmi këtu në vendin tonë nuk është diç abstrakte, ai është real. Prandaj ne duhet të sigurohemi se autoritetet relevante janë të gatshëm të shkojnë deri në fund me hetimet. Rasti i fundit tregon gjithashtu se bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit është i një rëndësie vendimtare dhe nuk ka rrugë tjetër", ka përfunduar kancelarja gjermane Angela Merkel. Ndryshe, bëhet e ditur se të arrestuarit kishin planifikuar sulme në aeroportin e Frankfurtit dhe në bazën ushtarake amerikane në Ramshtajn.
XS
SM
MD
LG