Ndërlidhjet

BEOGARD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica deklaroi sot se Partia e tij Demokratike e kundërshton hyrjen e Serbisë në NATO. Ai e kritikoi Perëndimin lidhur me rolin e tij në "projektin e pavarësisë së Kosovës". "Serbia duhet të mbetet plotësisht e pavarur ushtarakisht dhe në interes shtetëror dhe kombëtar është që të mbetet jashtë çfarëdo aleance ushtarake", tha zoti Koshtunica gjatë fjalimit në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij. Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq tha se Serbia do ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial lidhur me Kosovën në mënyrë paqësore. "Lufta në Kosovë askujt nuk do ti sjellë të mira dhe do të jetë shkatërruese për të gjithë – për shqiptarët, serbët, për Evropën, Rusinë dhe për Shtetet e Bashkuara", tha Boris Tadiq. Në këtë aspekt, ai u shpreh se "politika paqësore e Serbisë nuk ka alternativë".
XS
SM
MD
LG