Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Korrespondentja e Radios Evropa e Lirë, Parnaz Azima ka arritur në Shtetet e Bashkuara, një ditë pasi u largua nga Irani, ku u mbajtë pothuajse e burgosur për më tepër se 7 muaj.
Në Uashington ajo u prit nga familja e saj dhe nga presidenti i radios "Evropa Lirë", Jeff Gedmin.
"Për tetë muaj të gjatë kolegët e gazetares Parnazi në Radio Evropën e Lirë kanë pritur për ditën kur ajo përsëri do të jetë person i lirë. Ne jemi të lumtur që ajo përfundimisht do të bashkohet me familjen e saj dhe me kolegët", tha presidenti Jeff Gedmin.
Parnaz Azima, që ka shtetësi iraniane dhe amerikane, e kishte të konfiskuar pasaportën nga autoritetet e Iranit prej 25 janarit, kur ajo kishte udhëtuar për ta vizituar nënën e saj në spital.
Korrespondentja Azima ishte akuzuar se po vepronte kundër sigurisë konmbëtare dhe se po përphapte propagandë për Iranin.
XS
SM
MD
LG