Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti Branko Cërvenkovski e ka ripërsëritur mbrëmë qëndrimin e Maqedonisë kundër ndarjes së Kosovës.
"Do të doja të nënvizoj se në veçanti nuk pajtohemi me idenë e qarkulluar së fundmi për ndarjen e Kosovës sipas vijave etnike, sepse kjo mund të provokojë implikime serioze negative për tërë rajonin. Çështja e demarkacionit të kufirit tonë verior me Kosovën mbetet prioriteti kryesor për Republikën e Maqedonisë", tha Cërvenkovski në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG