Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendësi i parë i shefit të administratës ndërkombëtare në Kosovë, Steven Schook, u ka thënë sot gazetarëve në Prishtinë se Zyra për Mbikqyrje të Brendshme në kuadër të Kombeve të Bashkuara, mund të ketë filluar hetimin e disa akuzave që kanë të bëjnë me sjelljen personale të zotit Schook. Ai, ka thënë, se ende askush nuk e ka kontaktuar nga kjo Zyrë,pwr dyshimet se ai mund të ketë krijuar midis tjerash, marrëdhënie joprofesionale dhe të afërta me ish kryeministrin Ramush Haradinajn dhe ministrin e Energjisë dhe Minierave, Ethem Cekun. Duke thënë se nuk e di prej nga kanë ardhur akuzat, zoti Schook ka dhënë përgjigje për gjërat për të cilat ai mendon se është i fajshëm…"Për vendosmërinë time që të kryhen punët, për miqtë dhe armiqtë dhe për tolerancë të ulët për ckado që mund ta pengojë Kosovën në rrugën drejt më të mirës, ka thënë zoti Schook, duke përmendur këtu edhe rrespektin që ka për punën e Ramush Haradinajt si kryeministër, për bashkëpunimin e tij shembullor me Tribunalin e Hagës dhe përkrahjen që i zoti Schook i ka dhënë propozimit të Martti Ahtisaarit për pavarësi të mbikqyrur. Zoti Schook gjithashtu ka thënë se nuk do të lejojë që këto akuza apo edhe të tjerat të kenë ndikim negativ në procesin e statusit të Kosovës apo në përgjegjësitë që ai ka si zëvendës i parë i shefit të administratës ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG