Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana tha sot se Bashkimi Evropian duhet të jetë i gatshëm që nga Kombet e Bashkuara t'a marrë udhëheqjen e misionit në Kosovë, pasi të përfundojnë bisedimet për status. Mëtutje, zyrtari i lartë i BE-së u shpreh se "nuk e dinë se çfarë do të jetë baza juridike për misionin e Bashkimit Evropian" në Kosovë dhe se për këtë çështje do të diskutohet me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, ka gjasë që nëpërmjet të negociatave të arrihet marrëveshje për statusin e Kosovës deri më 10 Dhjetor. Duke folur para deputetëve të Parlamentit Evropian, ai theksoi se pas kësaj date, treshja ndërkombëtare do të paraqesë raportin, por zoti Solana tha se nuk e dinë se a do të miratohet rezolutë e re në Këshillin e Sigurimit për Kosovën.
XS
SM
MD
LG