Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Policia britanike ka arrestuar katër vetë në Glazgou të Skocisë pasi janë gjetur pikturat e vjedhura të Leonardo da Vinçit, që vlerësohet se vlejnë më tepër se 22 milionë euro. Pikturat Madona dhe Yarnwinder ishin vjedhur në muajin Gusht të vitit 2003, nga një Kështjellë në Skoci, nga vjedhësit që ishin paraqitur si turistë. Kjo vjedhje, nga agjencia amerikane FBI, ishte radhitur si njëra nga 10 krimet më të mëdha ndaj artit në vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG