Ndërlidhjet

TEHERAN


"Irani nuk do të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara derisa Uashingtoni të ndryshojë politikën e ndjekur ndaj Teheranit", tha presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad.
Kjo deklaratë erdhi pas asaj të zëdhënësit të ministrisë së jashtme të Iranit që u deklaroi gazetarëve se "Irani është i gatshëm për bisedime të pakushtëzuara dhe të karakterizuara nga respekti i ndërsjelltë".
Së fundi presidenti amerikan Bush shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të ndërmjetësuar me Iranin nëse ky i fundit pezullonte programet bërthamore.
XS
SM
MD
LG