Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Nëse Bashkimi Evropian do t'i lehtësonte integrimin e Serbisë në emër të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, atëherë kjo do të kishte pasoja të papërshtatshme në rajon dhe do t'i forconte nacionalistët në Beograd, ka vlerësuar kryetari i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Chriss Patten. Në një artikull në gazetën 'Frankfurter Rundschau', ish Komisioneri për Politikë të Jashtme i BE-së shkruan se para takimit të radhës të shefave të diplomacive të BE-së, po rritet presioni ndaj kryeprokurores Carla Del Ponte që të jetë më e butë ndaj Beogradit, në mënyrë që të nënshkruhet marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. Patten shkruan se "Brukseli nxitohet me zemërgjërësi t'i lehtësojë kushtet e pranimit Serbisë për shkak të Kosovës", sepse "ekziston ndarje e thellë te vendet anëtare të BE-së lidhur me pavarësinë e Kosovës". Megjithate, konkludon Patten, "braktisja e parimeve themelore evropiane nuk do të sjellë rezultatin e dëshiruar sepse politika e Beogradit nuk do ndryshojë as ndaj Tribunalit të Hagës e as ndaj Kosovës".
XS
SM
MD
LG