Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë shfaqi shpresën për kthim të shpejtë të ambasadorit të Turqisë në Uashington. Ambasadori turk u thirr në Ankara për konsultime pasi Komiteti i Kongresit miratoi një rezolutë, e cila i quan gjenocid vrasjet e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore.
Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice dhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates u kanë kërkuar ligjvënësve amerikanë që Dhoma Përfaqësuese të mos e miratojë rezolutën. Në letër thuhet se qeveria turke mund të reagojë duke e kufizuar bashkëpunimin ushtarak me Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG