Ndërlidhjet

KARAÇI


Të paktën 130 njerëz e kanë humbur jetën dhe rreth 300 janë plagosur në një sulm vetëvrasës ndaj autokolonës, me të cilën udhëtonte ish kryeministrja e Pakistanit, Benazir Bhutto. Zyrtarët thanë se Bhutto shpëtoi pa lëndime në sulmin e mbrëmshëm në qytetin jugor pakistanez, Karaçi. Sulmi ndodhi teksa autokolona, me të cilën udhëtonte Bhutto, merrte pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes në rrugët e Karaçit, disa orë pasi mbërriti në Pakistan pas 8 vitesh në ekzil.
Presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf e ka quajtur sulmin "komplot kundër demokracisë", ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se sulmi synonte të "ngulfatë lirinë". Sulmi është dënuar edhe nga Kombet e Bashkuara Bashkimi Evropian, Australia, India, Rusia dhe Afganistani.
XS
SM
MD
LG