Ndërlidhjet

NORDUIK – HOLANDË


Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s kanë vazhduar edhe sot diskutimet rreth Kosovës dhe rolit të Aleancës. Shefi i NATO-s ka përsëritur qëndrimin se KFOR-i do të vazhdojë të ruajë nivelin aktual të trupave. Kosova do të diskutohet edhe në takimin e sotëm të NATO-s për ministrin rus të Mbrojtjes.
Në të tjera zhvillime nga takimi, së paku 9 vende anëtare të NATO-s, kanë premtuar dërgimin e trupave të reja në Afganistan. Franca dhe Gjermania kanë premtuar më shumë instruktorë ushtarakë për aftësimin e forcave afgane të sigurisë.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, shprehu pakënaqësinë me ofertat e bëra, por tha se përgjigjja ndaj kërkesës amerikane ishte më pozitive nga sa e priste.
XS
SM
MD
LG