Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Militantët në kufirin veriperëndimor të Pakistanit kanë vrarë 13 persona në incidente të ndara.
Vetëm dy ditë më parë nga një sulm vetvrasës 17 trupa paraushtarake dhe katër civilë u vranë në këtë rajon.
Në të tjera zhvillime ish kryeministrja pakistaneze, Benazir Buto vizitoi fshatin e origjinës, në jug të Pakistanit.
Kjo është vizita e parë e Butos jashtë Karacit që nga sulmi kundër autokolonës që e shoqëronte, nga i cili humbën jetën 140 veta javën e kaluar.
Buto është e bija e udhëheqësit të parë pakistanez zgjedhur nga populli, i cili u var tre dekada më parë.
XS
SM
MD
LG