Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Moska zyrtare është duke menduar rreth propozimit që Kosova një kohë të gjatë të mbetet nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara, shkruan e përditshmja ruse "Vreme Novosti", duke u thirrur në burime të pamëruara të Kremlinit. Gazeta shkruan se një skenar i tillë do të mundësonte që të shmanget nxitimi i panevojshëm kur është në pyetje statusi i Kosovës, do të zvoglohej tendosja mes serbëve dhe shqiptarëve, dhe do t'i kushtohej kujdes zgjidhjes së problemeve aktuale të Kosovës, me tërheqjen e investimeve nga jashtë.
XS
SM
MD
LG